Thaçi kërkoi dialog me Bosnje e Hercegovinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kërkoi dialog me Bosnje e Hercegovinën

    Insajderi
    29 May 2016 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova me Bosnjën e Hercegovinën kanë regjim të ashpër të qarkullimit, që e pengon qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në mes dy vendeve.

    “Sot, qytetarët e Kosovës më lirë dhe lehtë qarkullojnë në Serbi, se sa në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë presidenti Thaçi.

    “Edhe Greqia, edhe Sllovakia, edhe Rusia, edhe Kina e tani edhe Serbia kanë zyre ndërlidhëse në Kosovë. Vetëm në Sarajevë nuk kemi një adresë dhe Bosnja nuk ka një adresë në Kosovë”, shtoi Thaçi, shkruan lajmi.net.

    Për të tejkaluar këtë gjendje, që reflekton në tërë rajonin, presidenti Thaçi ka kërkuar dialog në mes të Kosovës dhe Bosnjës.

    “Të nisim një dialog, të drejtpërdrejtë ose me ndërmjetësimin e BE-së, që të përmirësojmë marrëdhëniet”, kërkoi Thaçi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark