Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, me të cilët ka bashkëbiseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Thaçi duke u përgjigjur në interesimin e anëtarëve të shoqatës për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ka thënë se Kosova ka qenë shumë aktive kundër ekstremizmit fetar, radikalizmit dhe terrorizmit.
“Kemi nxjerrë ligjin që parandalon shkuarjen e njerëzve në luftëra jashtë vendit. Gjithashtu, kemi qenë shumë të vendosur që njerëzit që kanë nxitur dhunë apo që promovojnë dhunë, urrejtje dhe që kanë shkuar në Siri e Irak, të ballafaqohen me drejtësinë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe për rolin e Austrisë në Kosovës si njëri nga vendet më përkrahëse që sipas Thaçit ka kontribuar në investime në arsim, bujqësi dhe energjetikë. /Insajderi.com