Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili është në një vizitë zyrtare në Turqi, në një intervistë dhënë RTK-së, deklaroi se nuk është e vërtet se terroristi Lavdim Muhaxheri apo edhe të tjerë që luftojnë në Siri, kanë gjetur strehë në Kosovë.
Ai tha se një gjë e tillë është spekulim.
Ai tha se Kosova s’ka mundur si shumë shtete të jetë imune ndaj këtij fenomeni, por që Kosova është kampion në luftën kundër terrorizmit. “Nuk mund të ketë strehë për asnjë person që ka luftuar në Siri apo diku tjetër, pra toleranca do të jetë zero”, tha ai.
Thaçi tha se Turqia është nga vendet e para që ka njohur vendin dhe ka lobuar për njohje për shtetin tonë dhe se synimi i tij është ta forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.