Insajderi
Lajme

Thaçi merr detyrën e presidentit gjatë një ceremonie të veçantë

Insajderi
25 March 2016 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pranim-dorëzimi i detyrës së presidentit nga Atifete Jahjaga te Hashim Thaçi, do të bëhet me një ceremoni të veçantë shtetërore, e cila nuk është parë deri më tani.

Kjo ceremoni do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, më 8 prill, një ditë pas betimit të presidentit të ri në Kuvend, e në të pritet të marrin pjesë presidentë nga rajoni dhe Evropa, njofton RTK.

Abelard Tahiri, këshilltar i Hashim Thaçit ka konfirmuar për ‘Epokën e re’, se tashmë disa presidentë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark