Thaçi në Facebook - pëlqime, zemërim dhe përqeshje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Facebook – pëlqime, zemërim dhe përqeshje

    Insajderi
    29 February 2016 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri po tenton të arrijë 6 mijë pëlqime në Facebook, pas rikthimit para një muaji, duke qëndruar kështu shumë larg liderëve të tjerë partiak sikurse Hashim Thaçi që i ka mbi 300 mijë ndjekës.

    Por kryeministri mund të cilësohet “me fat” për këtë mungesë komunikimi në rrjetin social në të cilin më shumë ka bërë skandale në të shkruarit e statuseve.

    Prej që Facebook ka vënë në shërbim edhe disa buton të tjerë si formë e reagimit përpos “Like”, liderët partiak, sidomos ata që janë të famshëm në rrjete sociale, janë përballur edhe me reagime të ndryshme të ndjekësve.

    Për shembull, i votuari për president Hashim Thaçi, që ka më së shumti ndjekës ka nxitur më së shumti reagime. Në postimin e një fotografie të dizajnuar në të cilën shkruan “Në krye të detyrës” me fotografinë e tij, Thaçi ka marrë mbi 50 mijë reagime të ndryshme. Shumica e tyre janë likes por një pjesë e mirë e ndjekësve të tij kanë reaguar duke e shprehur zemërim dhe përqeshje.

    Prej që rrjeti social Facebook ka mundësuar butonat e rinj përpos  like, liderët në përgjithësi po përballen me reagimin qytetar në Facebook.

    Megjithatë i sapo zgjedhur president, është duke u përballur me më së shumti reagime nga ndjekësit e tij.

    Por kësaj nuk i kanë shpëtuar as liderët e tjerë opozitar si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj të cilët nuk është se arrijnë as 100 mijë ndjekës.

    Lëvizja Vetëvendosje që është partia më e pranishme në Facebook me afro 250 mijë ndjekës, megjithatë merr reagime më të mira sesa që merr Thaçi i cili ka rreth 50 mijë ndjekës më shumë sesa VV-ja.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark