Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat për nder të Ditës Ndërkombëtare të gruas.
Thaçi, përmes Facebook-ut ka thënë se nderimi, respekti dhe dashuria ndaj nënave nuk shteron asnjëherë.
“Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është vetëm një ditë simbolike e juaja. Ju, nëna, gra dhe vajza jeni simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend. Nderimi, respekti dhe dashuria ndaj jush nuk shteron asnjëherë”, ka shkruar Thaçi./Insajderi.com