Thaçi nesër përballet me aktakuzën e re për ndikim në dëshmitarë, pas tij edhe Kilaj, Smakaj e Fazliu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nesër përballet me aktakuzën e re për ndikim në dëshmitarë, pas tij edhe Kilaj, Smakaj e Fazliu

    Insajderi
    07 December 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale ka ngritur dje aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.

    Thaçi pritet që të dalë nesër në gjykatoren e Speciales për të treguar nëse ndihet apo jo fajtor apo jo për aktakuzën e re.

    Sipas Klanit, i pari që do të del në gjykatore do të jetë pikërisht Thaçi, me fillim nga ora 09:30, dhe sipas saj, paraqitja e Thaçit pritet të zgjasë prej 45 minuta deri në një orë.

    Në aktakuzën e Speciales thuhet se Thaçi “u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark