Insajderi
Lajme

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Insajderi
20 August 2026 - 21:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një marrëveshje të gjerë politike mes pozitës dhe opozitës për tejkalimin e krizave institucionale dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike të vendit.

“Politika kosovare, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjini, përcjell Insajderi.

Ai ka përmendur sigurinë nacionale, reformat demokratike dhe elektorale, politikën e jashtme, investimet në mbrojtje, integrimin në NATO dhe BE, raportet me SHBA-në e Shqipërinë, si dhe dialogun me Serbinë.

Aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark