Thaçi: Nuk ka hendek të madh me opozitën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nuk ka hendek të madh me opozitën

    Insajderi
    29 February 2016 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, ka thënë se mes tij dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston ndonjë hendek i madh.

    “Unë nuk mendoj që ka ndonjë hendek të madh. Ka dallime politike që kanë ndodhur me herët”, ka thënë Thaçi.

    Ai këto komente i bëri në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, kur u pyet për hapat që do të ndërmarrë në zvogëlimin e dallimeve me opozitën.

    “Do të punojë me të gjithë. Nuk kam paragjykime ndaj askujt, përkundrazi, do të ofrojë vullnetin më të mirë, do të ofrojë mirëkuptimin në kuptimin e dëgjimit të shqetësimeve të tyre, në mënyrë që të jemi të gjithë të bashkuar në interesat e përbashkëta shtetërore”, ka thënë Thaçi.

    Hashim Thaçi javën e kaluar u zgjodh president i vendit me 71 vota.  Seanca e zgjedhjes u përshkua me gaz lotsjellës dhe protestë të opozitës.

    Tri partitë opozitare në vend –Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – e kundërshtojnë zgjedhjen e tij si president duke thënë se Thaçi nuk është figure unifikuese./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark