Thaçi i pakënaqur me punën për luftimin e korrupsionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i pakënaqur me punën për luftimin e korrupsionit

    Insajderi
    18 November 2016 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Në takimin e sotëm të  Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, presidenti Hashim Thaçi,  ka thënë se funksionimi i një këshilli të tillë është i nevojshëm, por që duhet të ketë rezultate.

    Ai ka thënë se korniza ligjore është kompletuar në mas të madhe.

    “Për kundër debateve nëse duhet të kemi mekanizma të tillë mendoj se funksionimi i këtij këshilli është i nevojshëm por që duhet të ketë rezultate konkrete. Korniza ligjore është kompletuat në mas të madhe”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

    Ai ka thënë se qytetarët duhet të kenë besim në institucioneve, duke shtuar se shpesh herë përcepcioni i qytetarëve nuk e paraqet gjendjen reale.

    “Qytetarët duhet të kenë besim në institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit. Besimi i qytetarëve do të jetë pozitiv nga raportet ndërkombëtare si Transparency Internacional ku shpesh herë mos besimi i tyre paraqet gjendjen jo reale .Perceptimi nuk përkon me gjendjen reale të situatës së luftimit të korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit jo vetëm që është kusht për rrugën euroatlantike por edhe për nxitjen e investimeve të huaja”, ka thënë Thaçi.

    Thaçi ka shtuar “se duhet të ketë efikasitet më të madh nga gjyqtarët në rastet e duhura për korrupsion pasi nuk mjafton vetëm hetimi apo ngritja e aktakuzës”.

    Ai ka kritikuar BE që për shkak të mos uninetit të tyre po e mbajnë Kosovën të izoluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark