Insajderi
Lajme

Thaçi para vendimit në Hagë: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Insajderi
20 August 2026 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thaçi para vendimit në Hagë: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një moment emocional në prag të vendimit gjyqësor në Hagë.

Thaçi tha se para se të nisej drejt Hagës kishte marrë me vete emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e kishte vendosur në xhepin e këmishës, pranë zemrës.

“Mora me vete emblemën e UÇK-së. E futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën”, ka thënë ai për “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë pritet të shpallet më 16 shtator./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark