×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Pashkët, simbol i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen

    Insajderi
    26 March 2016 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët e fesë krishtere për Festën e Pashkëve.

    “Pashkët janë simbol i ringjalljes, i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen. Kosova dhe qytetarët e saj kanë përjetuar shumë vuajtje, por gjithmonë kanë dëshmuar durimin, urtësinë dhe fuqinë që të rindërtojnë jetët dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

    “Uroj që në shtëpinë e çdo besimtari që feston Pashkët të mbizotërojë dashuria, gëzimi dhe lumturia. Gëzuar!”.

    Më herët, edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, uruan për këtë festë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark