Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar liderët e partive shqiptare në Maqedoni për platformën e tyre të përbashkët për realizimin e të drejtave të tyre.
“I përgëzoj liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe hap perspektivën evropiane të Maqedonisë”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Me këtë bashkim, sipas tij, ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake.
“Ky duhet të jetë një shembull dhe frymëzim për të gjithë”, ka përfunduar Thaçi postimin e tij./Insajderi.com