Insajderi
Lajme

Thaçi përshëndet propozimin që Dhurata Hoxha të jetë ministre

Insajderi
11 July 2016 - 14:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur propozimin që Dhurata Hoxha të jetë minister e Drejtësisë, e cila do të zëvendësoj Hajredin Kuçin.

Puna, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe funksionimi efektiv janë çelësi i së ardhmes evropiane për Kosovën.Ministri Kuçi në këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer.

Propozimi që  Dhurata Hoxha të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të reformatizimit të qeverisë dhe ndarjes së përgjegjësive institucionale është i drejtë, i qëlluar dhe shpresëdhënës për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren.

Reformatizimi i qeverisë dhe zvogëlimi i ministrive janë tregues të rritjes së efikasitetit në institucionet tona, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark