Thaçi: Presidenti zgjidhet pas 17 shkurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Presidenti zgjidhet pas 17 shkurtit

    Insajderi
    14 February 2016 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk do të ishte mirë që presidenti i Kosovës të zgjidhet me 17 shkurt në ditën kur Kosova shënon Pavarësinë e saj, por është shprehur i bindur se presidenti do të zgjidhet brenda muajit.

    “17 shkurti është festë, nuk dua që të ngarkojmë agjendën shtetërore të pavarësisë dhe kjo është më e pa rëndësishme. Presidenti do të zgjidhet brenda muajit shkurt”, ka thënë Thaçi, i cili është kandidati i pozitës për president, raporton Insajderi.

    Me 17 shkurt, në 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, opozita do të protestoj për rrëzimin e Qeverisë.

    Thaçi ka folur për zgjedhjen e presidentit në vetën e tretë për çështjen e zgjidhjes së presidentit gjatë një interviste për televizionin publik, edhe pse ai është kandidatura e vetme e koalicionit qeverisës që edhe i ka votat që nevojiten për zgjedhjen e presidentit.

    Sipas Thaçit, zgjedhja e presidentit do të tentohet të bëhet në sallën kryesore të Kuvendit por nuk ka përjashtuar mundësinë që votimi i tij për president të bëhet në sallën alternative.

    “Megjithatë për këtë vendos kryesia”, ka thënë Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark