Insajderi
Lajme

Thaçi-Serbisë: S’përmirësohen marrëdhëniet me kushtëzime

Insajderi
02 July 2016 - 15:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë të gjitha obligimet e dala nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Në një intervistë për agjencinë serbe “Beta”, Thaçi ka thënë se pret që shumë shpejtë të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, të cila siç ka thënë, do të jetë multietnike dhe në përputhje me standardet e NATO-s.

“Institucionet e Kosovës po e zbatojnë agjendën e planifikuar. Rregullimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të bëhet duke bërë kushte dhe duke vështirësuar punët. Kosova do t’i plotësojë të gjitha obligimet dhe, njëkohësisht pritet që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën. Ky është një proces i cili dërgon drejtë integrimit evropian”, ka thënë Thaçi, transmeton lajmi.net.

Duke komentuar deklaratat e opozitës dhe të disa analistëve politikë, të cilët thonë se dialogu në Bruksel ka bërë që të prekët rregullimi i brendshëm në Kosovë e jo raportet mes dy vendeve si shtete të pavarura, Thaçi ka thënë se ai si president i vendit, nuk dëshiron t’i komentojë ata.

“Unë flas për agjenda shtetërore, interesat e vendit të cilat janë mbi interesat e secilit. Mendojë se agjenda euroatlantike e shtetit tonë do të duhej që t’i bindë pozitën e opozitë, do të duhej t’i bashkojë të gjithë qytetarët e shtetit. Për një gjë jam i sigurt – qytetarët e Kosovës, më shume se politika ditore, e duan perspektivën evropiane dhe kjo perspektivë do të rritet me zhvillimin ekonomik në Kosovës, rritjen e mirëqenies, hapjes së vendeve të reja të punës, reformave demokratike, raporteve të mira fqinjësore dhe paqes”, ka thënë presidenti Thaçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark