×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi shpenzoi mbi dy mijë euro telefon mobil për një muaj

    Insajderi
    12 February 2016 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në Infrakos ka arritur të shpenzojë telefon i vetëm, gati sa 326 punëtorët e ndërmarrjes.
    2154.76 euro peshon fatura e tij e telefonit pa TVSH për muajin korrik të vitit të kaluar. Krejt punëtorët tjerë të Infrakosit kanë shpenzuar 3407.41 euro.

    Gazeta online Insajderi ka siguruar faturat e lëshuara nga operatori i telefonisë mobile IPKO.

    Shumicën e shpenzimit, Agron Thaçi e ka faturuar me internet roming gjatë vizitave jashtë vendit. I kontaktuar nga Insajderi, Thaçi ka thënë se ka ndodhur një gabim në faturim. Ai ka thënë se fatura është zbritur në 200 euro.

    “Nuk janë shpenzuar ato, por ka ndodhur një gabim. E di që do lapera që i kam këtu (në Infrakos v.j.) po mundohen me më dëmtu, por nuk janë shpenzuar kaq shumë. Kemi komunikuar me IPKO-n dhe i kemi sqaruar”, ka thënë ai.

    Agron

    Insajderi ka kërkuar dëshmi për zbritjen e kësaj fature prej Thaçit, por ende nuk i ka marrë ato.

    Ndërkohë, burime brenda kompanisë IPKO kanë thënë se fatura është në rregull, por kompania ka vendosur që t’ia falë shumicën e kësaj shume për shkak se Infrakosin e kanë klient të madh.

    “Ai nuk e ka ditur që telefoni i tij ka shpenzuar vazhdimisht. Gjatë udhëtimeve jashtë vendit e ka pasur internetin aktiv dhe janë bërë shfletime. Meqë është klient i madh ne do t’ia zbresim shumicën e borxhit nga kjo faturë”, ka thënë një burim në IPKO.

    Insajderi ka kontaktuar me drejtuesin e marrëdhënieve me publikun në IPKO, Alban Kastrati, por ai ka refuzuar të jap përgjigje zyrtare, me arsyetimin se IPKO në asnjë rast “nuk mund të jap informacion për asnjë nga klientët e saj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark