Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

    Insajderi
    05 April 2017 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, Thaçi ka thënë se Kosova së shpejt do ta ketë Ushtrinë e saj e cila do të bëhet edhe pjesë e NATO-s.

    Thaçi këto komente i ka bërë në ceremoninë e organizuar për 18 vjetorin e masakrës së Rezallës.

    “Tani, shtetin po e forcojmë, kemi njohje të reja, do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera ndërkombëtare, do ta kemi shumë shpejtë në të ardhmen e afërt edhe Ushtrinë e Kosovës, do ta kemi edhe pjesë të NATO-s, do ta ruajmë edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.

    Më tutje Thaçi në përkujtimin e 18-vjetorit të masakrës së Rezallës, kryetari i Kosovës ka thënë se shteti, shoqëria kosovare dhe gjithë kombi shqiptar nderon dhe respekton martirët e lirisë të Rezallës dhe gjithë Kosovës, që dhanë jetën e tyre për liri, për pavarësi.

    Thaçi kishte dorëzuar iniciativën e tij për krijimin e ushtrisë kryetarit të kuvendit, Kadri Veselit, javë më parë duke shmangur ndryshimet kushtetuese.

    Lidhur me këtë mënyrë të krijimit të Ushtrisë së Kosovës NATO, ShBA-të dhe aleat të tjerë të Kosovës u deklaruan haptazi se janë kundër krijimit të ushtrisë në këtë mënyrë.

    Thaçi ditë më parë ka thënë se Kosova së bashku me aleatët e saj po bënë përpjekjet e fundit të saj për të bindur Listën Serbe që të votoj pro transformimin e FSK-së në ushtri./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark