Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të Evropës Juglindore që do të mbahet nga 31 maj deri më 1 qershor në Sofje të Bullgarisë.
Takimi është organizuar nga Bullgaria me rastin e përfundimit të mandatit njëvjeçar të Bullgarisë si Kryesuese e radhës e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Në këtë takim, përveç presidentëve, pritet të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të ftuara.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar presidentët Bujar Nishani, Nicolae Timofti, Kolinda Grabar-Kitanović, Bakir Izetbegoviq, Filip Vujanović, Hashim Thaçi dhe George Ivanov, Kryeministri Daçian Čološ si dhe Zevendeskryeministrat Karl Erjavec dhe Turgul Turkeş
Në një njoftimi të Ambasadës së Bullgarisë në Kosovë, thuhet se Në takimin e nivelit të lartë do të miratohet edhe deklarata jubilare, që pasqyron arritjen e Procesit gjatë dy dekadave të fundit. Në të, vëmendje e posaçme do t’u kushtohet veprimeve të përbashkëta për zhvillimin e ardhshëm të rajonit.
Bullgaria ka qenë kryesuese e radhës së Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që nga korriku i vitit 2015.
“Një vëmendje e posaçme në kohën e Kryesisë i ishte kushtuar migracionit dhe fluksit të refugjatëve, që kërkojnë bashkëpunim më aktiv dhe veprime të përbashkëta. Me këtë qëllim në kohën e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme gjatë muajit shkurt të këtij viti në Sofje, me iniciativën e ministrit të jashtëm bullgar u miratua Deklarata e përbashkët për përballimin e sfidave, që rrjedhin nga flukset e migracionit”, thuhet në njoftimin për media të ambasadës./Insajderi.com