Thaçi uron Xhaferin për postin, ka një porosi për shqiptarët në Maqedoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi uron Xhaferin për postin, ka një porosi për shqiptarët në Maqedoni

    Insajderi
    27 April 2017 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj ngjarjeve të dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë, ku pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar, protestues maqedonas kanë hyrë brenda sallave të deputetëve dhe gazetarëve që gjendeshin aty.

    Thaçi ka shkruar se po i përcjellë me shqetësim ngjarjet në Maqedoni dhe menjëherë ka uruar Xhaferin për postin.

    “E përshëndes zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit maqedonas, z. Talat Xhaferi, dhe apeloj tek të gjithë që të përmbahen nga veprimet e dhunshme dhe shpresoj që qytetarët atje të mos bien pre e provokimeve”, ka shkruar Thaçi.

    E më pas ka dhënë një porosi për politikën në Maqedoni.

    “Natyrisht se për shqiptarët e Maqedonisë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është korniza e duhur e cila siguron funksionimin demokratik të shtetit fqinj, tē cilin dëshiroj ta shoh sa më shpejt të anëtarësuar në NATO dhe BE”, ka porositur Thaçi.

    Sipas presidentit, stabiliteti dhe funksionimi i institucioneve demokratike të Republikës së Maqedonisë është interes i qytetarëve të saj, por edhe i gjithë rajonit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark