Thaçi: Vonesat e BE-së nxisin ideologjitë nacionaliste e religjioze në Ballkan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Vonesat e BE-së nxisin ideologjitë nacionaliste e religjioze në Ballkan

    Insajderi
    04 May 2017 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian nuk duhet ta lë anash proceseve integruese Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    “E kuptojmë që BE është e lodhur me zgjerimin. Por, aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk bën të pësojë për shkak të kësaj lodhjeje”, ka theksuar Thaçi pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström.

    “Vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor është kërcënim për sigurinë. Vakumin që lë BE-ja po nxitojnë ta zënë ideologji tjera, nacionaliste dhe religjioze”, ka thënë presidenti i Kosovës.

    Me kryediplomaten e Suedisë, Thaçi ka biseduar edhe për zhvillimet në rajon, për dialogun me Serbinë dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Kemi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, ndërsa me Serbinë jemi të angazhuar në procesin e dialogut”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Sipas tij, tani “është koha për një kualitet tjetër të dialogut dhe ai duhet të kthehet në proces për pajtim, miqësi dhe bashkëpunim të mirë ndër-fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

    Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mbajë rolin qendror në procesin e dialogut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark