Votimi i demarkacionit hapë rrugën për formimin e ushtrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi i demarkacionit hapë rrugën për formimin e ushtrisë

    Insajderi
    20 August 2016 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka mundësi që të tregojë se është shtet serioz më 1 shtator kur pritet të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

    Ai përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka ftuar “të gjithë” që të kenë besim tek institucionet e Kosovës dhe tek këshillat e partnerëve tanë euroatlantik lidhur me këtë proces, duke iu referuar kështu kërkesës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

    Për më tepër, sipas Thaçit, ratifikimi i demarkacionit i hapë dyert Kosovës drejt integrimit dhe formimit të ushtrisë.

    “Në aspektin afatshkurtër, ratifikimi i demarkacionit mundëson thyerjen e izolimit, pra lëvizjen pa viza dhe gjithashtu formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe fillimin e procesit zyrtar për anëtarësim në NATO”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka thënë se kundërshtimi i opozitës për këtë proces është kauzë e rrejshme.

    “Mos dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike”, ka thënë Thaçi.

    Kjo është hera e dytë këtë javë që Thaçi kërkon që të dëgjohet këshillat e partnerëve ndërkombëtare të Kosovës.  Të enjten në mbrëmje, në një adresim përmes televizionit, Thaçi tha se Amerika i ka qëndruar Kosovës në momentet më të vështira andaj as kësaj radhe nuk duhet të ketë përjashtim.  Ai ka thënë se Kosova gjendet në një udhëkryq për shkak të zhvillimeve të muajve të fundit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark