Ekonomia e Shqipërisë do të ketë rritje ekonomike gjatë periudhës 2016-2017 duke përfituar nga përmirësimi i situatës në Eurozonë dhe rigjallërimi i aktivitetit të brendshëm
Rritja do të përshpejtohet në një mesatare prej 3.4 për qind nga 2.8 për qind sa ishte vitin e kaluar.
Njësia inteligjente e revistës së njohur ekonomike, The Economist, parashikon se ekonomia shqiptare do vazhdojë të rimëkëmbet edhe forcimi i besimit tw biznesit dhe konsumatorëve, si dhe një ambient i jashtëm më i favorshëm, njofton Top Channel.
Sipas ekspertëve të The Economist, konsolidimi fiskal është prioritet për qeverinë, teksa ajo po përpiqet të ulë deficitin buxhetor të rritur nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe shlyerjet e borxheve të prapambetura./Insajderi