×
  • Lajme
  • Lajme

    The Economist parasheh rritje ekonomike në Shqipëri

    Insajderi
    13 February 2016 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekonomia e Shqipërisë do të ketë rritje ekonomike gjatë periudhës 2016-2017 duke përfituar nga përmirësimi i situatës në Eurozonë dhe rigjallërimi i aktivitetit të brendshëm

    Rritja do të përshpejtohet në një mesatare prej 3.4 për qind nga 2.8 për qind  sa ishte vitin e kaluar.

    Njësia inteligjente e revistës së njohur ekonomike, The Economist, parashikon se ekonomia shqiptare do vazhdojë të rimëkëmbet edhe forcimi i besimit tw biznesit dhe konsumatorëve, si dhe një ambient i jashtëm më i favorshëm, njofton Top Channel.

    Sipas ekspertëve të The Economist, konsolidimi fiskal është prioritet për qeverinë, teksa ajo po përpiqet të ulë deficitin buxhetor të rritur nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe shlyerjet e borxheve të prapambetura./Insajderi

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark