×
  • Lajme
  • Insajderi

    “The Washington Post” raporton për sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi

    Insajderi
    25 February 2021 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta amerikane prestigjioze “The Washington Post”, ka raportuar për sulmin fizik ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të emisionit “InDoks”, Visar Duriqit.

    Në raportimin e tyre thuhet se tre persona kanë sulmuar fizikisht një gazetar hulumtues në Kosovë pas paraqitjes në një program televiziv, sulm që u dënuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe kryeministri i vendit, përcjell Gazeta Insajderi.

    Tutje në reagimin e “The Washington Post” thuhet se “Visar Duriqi, një gazetar shqiptar, puna e të cilit vendos në pah krimin dhe korrupsionin gjatë sulmit iu kishin thyer dhëmbët dhe hundën mbrëmjen e së mërkurës pranë banesës së tij”.

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë filluar hetimet por deri më tani nuk kanë thënë nëse janë zbuluar motivet e sulmit.

    Gjatë paraqitjes së Duriqit në emisionin “Politiko”, dhe analistë të tjerë kanë diskutuar mbi arrestimet e së mërkurës e 12 punonjësve publikë të akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    “Çdo sulm ndaj gazetarëve është kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë në vend” thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve.

    Kryeministri, Avdullah Hoti e ka quajtur sulmin “të papranueshëm dhe të dënueshëm” dhe se nuk duhet të “tolerohet”.

    Po ashtu edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dënoi sulmin, duke thënë se gazetarët duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe të sigurt.

    “Çdo sulm ose kërcënim i bërë kundër gazetarëve është i papranueshëm”, thuhej në reagimin e BE-së.

    Krimi dhe korrupsioni mbeten sfidat kryesore për Kosovën, një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, një dekadë pas një lufte brutale 1998-1999.

    Lufta përfundoi pasi një fushatë ajrore 78-ditore e NATO-s e cila dëboi trupat serbe dhe një forcë paqeruajtëse u zhvendos brenda.

    Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mbeten të tensionuara pavarësisht nga negociatat e vazhdueshme të drejtuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e lidhjeve të tyre, përfundon raportimi i gazetës amerikane “The Washington Post”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark