
Me thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, të shtunën kishte mbledhur delegatët e LDK-së në Podujevë ku me 74 vota pro dhe një abstenim Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së kësaj partie.
Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme nuk kishte marrë pjesë ish-kreu i Komunës së Podujevës Agim Veliu, ngase e kishte konsideruar te paligjshëm.
Në lidhje me këtë dekleratë Insajderi ka pyetur kryetarin e sapo zgjedhur të degës së LDK-së në Podujevë Ekrem Hyseni, i cili duke e kundërshtuar Veliun, tha se kuvendi ishte thirrur me shumicën e nënshkrimeve të delegatëve.
“Ky kuvend është thirrur me shumicën nënshkrimeve të delegatëve që kanë nënshkruar pro për të mbajtur kuvend të jashtëzakonshëm, sipas statutit të LDK-së ku ka qenë i ftuar edhe zoti Veliu si delegat, por nuk ka marrë pjesë.”, ka thënë Hyseni për Insajderin.
Duke folur për strukturën e re të LDK-së në Podujevë, Hyseni i ka thënë Insajderit se kryesia e re do të formohet nga njerëz të me kredibilitet në vendet ku jetojnë.
“Struktura e re e LDK-së mbledhet gjatë ditëve të ardhshme ku do të formohet kryesia e re ku do te janë njëerëz që kanë kredibilitet, kanë respekt njerëzor në vendet ku jetojnë dhe jam I sigurrtë që kanë me dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.“/A.Begolli/Insajderi/