×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmi i Fundit: Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë

    Insajderi
    29 January 2022 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë me 74 vota pro dhe një abstenim.

    “Me 74 vota pro dhe një abstenim Dr. Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK – Podujevë. Urime”, kanë bërë të ditur nga dega e LDK-së në Podujevë.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një shkrimi në ‘facebook’ ka njoftuar se dega e LDK-së në Podujevë bashkë me kreun e partisë, Lumir Abdhixhiku, kanë thirrë mbrëmë një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës së Podujevës.

    Veliu thotë se një kuvend i tillë është kundër statutit të LDK’së dhe i paligjshëm, prandaj potencon se nuk do të marrë pjesë.

    “Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, ka shkruar Veliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark