Thellohet krisja mes Donald Trump Elon Musk, ky i fundit kritikon ashpër projektligjin për buxhetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Thellohet krisja mes Donald Trump Elon Musk, ky i fundit kritikon ashpër projektligjin për buxhetin

    Insajderi
    04 June 2025 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thellohet krisja mes Donald Trump dhe Elon Musk. Ky i fundit kritikoi ashpër projektligjin për shpenzimet dhe taksat të presidentit republikan duke e përshkruar atë si të neveritshëm. Buxheti, që përfshin shkurtime multi triliona dollarëshe dhe më shumë shpenzime në mbrojtje, duke lejuar qeverinë amerikane të marrëborxh më shumë para u miratua nga dhoma e përfaqësuesve muajin e kaluar.

    “Turp për ata që e votuan” tha Musk në një postim në rrjetin social X. Sipas tij, projektligji do të rrisë masivisht defiçitin buxhetor në 2.5 trilion, dhe do të rëndojë mbi supet e taksapaguesve amerikanë.  Ndërkohë Trump dhe administrata e tij, i janë referuar, atij si ‘një projektligji i madh dhe i bukur’.

    E pyetur lidhur me komentet e Musk, zëdhënësja e shtëpisë së bardhë Karoline Leavitt tha se presidenti e di qëndrimin e Musk, por se projektligji vijonte të mbetej i madh dhe i bukur, dhe se Trump nuk do të tërhiqej prej tij, shkruan A2 CNN. 

    Miliarderi i teknologjisë u tërhoq papritur nga administrata javën e kaluar, pas 129 ditësh punë për të reduktuar kostot e administratës së bashku me ekipin e tijtë njohur si Doge. Komentet shënojnë të parën përplasje publike me Trump që prej largimit nga qeveria, pasi më herët ishte treguar më i butë duke e cilësuar planin si zhgënjyes.

    Deklaratat e Musk, reflektojnë po ashtu tensione më të gjera mes republikanëve lidhur me planin i cili përballet me kundërshti të fortë nga eksponentë të ndryshëm të partisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark