Një skandal lidhur me keqdiagnostikimin e problemit të lëndimit të Kylian Mbappe, sulmuesit të Real Madridit, po qarkullon në media.
Stafi mjekësor i Real Madrid bëri një gabim serioz në diagnostikimin e dëmtimit të sulmuesit francez, Kylian Mbappe.
Fillimisht, ata kontrolluan gjurin e djathtë dhe i thanë lojtarit se gjithçka ishte në rregull, ndërkohë që dëmtimi real ndodhej në gjurin e majtë, shkruan Insajderi.
Si pasojë e këtij vlerësimi të gabuar, Mbappé u rikthye në fushë dhe vazhdoi të luante, gjë që çoi në përkeqësimin e dëmtimit.
Siç raportojnë mediat në Spanjë, francezi u nervozua javën e kaluar dhe filloi të dyshonte në stafin mjekësor madrilen.
Skandali është thelluar edhe më tej. Ish-nutricionistja e posaçme e klubit, Itziar González, me anë të një reagimi në Instagram nënkuptoi se stafi mjekësor i Real Madridit pyeti ChatGPT çfarë suplimente duhet t’iu jepen lojtarëve. /Insajderi.org/
🚨 BREAKING: Real Madrid’s former nutrition specialist Itziar González implying that Real Madrid’s medical staff use ChatGPT to give supplements to the players. pic.twitter.com/9FYcTgkUuk
— Madrid Xtra (@MadridXtra) March 24, 2026