Themelohet komisioni i ekspertëve për demarkacionin me Malin e Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Themelohet komisioni i ekspertëve për demarkacionin me Malin e Zi

    Insajderi
    15 March 2016 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nënshkruar sot vendimin për themelimin e komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

    Ky komision vlerësues është i përbërë nga tre ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe, Fletcher M. Burton, ambasador dhe shef i Misionit të OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Herbert Ëilmes vlerësues i hartave topografike si dhe Fred Neëton ekspert evropian për menaxhimin, do të fillojë sot punën.

    Këta ekspertë në javët në vijim do të bisedojnë me të gjithë akterët politikë dhe institucionalë për procesin e demarkacionit, do të shqyrtojnë dokumentacionin dhe do të zhvillojnë vizita në terren për të krijuar një pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi.

    Puna e ekspertëve do të përmbyllet me vlerësimin e procesit të demarkacionit dhe procedurave që janë ndjekur në atë rast. Vlerësimi do t’i dorëzohet Presidentes Jahjaga, pranë Zyrës së të cilës vendoset ky komision, njofton presidenca permes një komunikate për media.

    Komisioni vlerësues themelohet me iniciativën e Presidentes Jahjaga, pas shqetësimeve të ngritura rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.

    Ndërkohe presidentja Jahjaga i bëri thirrje të gjitha subjekteve politike, institucioneve dhe qytetarëve, të bashkëpunojnë me ekspertët ndërkombëtarë, për t’i mundësuar komisionit një vlerësim të saktë dhe gjithëpërfshirës të procesit të demarkacionit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark