Kryeministrja britanike, Theresa May, erdhi në Turqi me ftesë të kryeministrit Binali Jëlldërëm
Pas përfundimit të takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitës në Ankara, ndalesa e saj e parë ishte mozoleu i Ataturkut, Anëtkabir.
Ajo bëri të ditur se ndjen një krenari të madhe nga vizita në Anëtkabir që është përgatitur për themeluesin e Turqisë moderne.
“Për të përmbushur vizionin e Ataturkut ‘Paqe në vend, Paqe në botë’ do vazhdojmë të punojmë së bashku” tha May.
Më pas Kryeministrja e Anglisë shkoi në Kompleksin Presidencial ku u prit nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan.
Më pas ajo do të kalojë në kryeministri (Pallatin Çankaja) ku do të takohet me Kryeministrin Jëlldërëm.
Krahas luftës ndërkombëtare kundër organizatës terroriste DAESH, në takime pritet të shqyrtohen në detaje edhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Britanisë së Madhe, vend që po përgatitet për t’u ndarë nga Bashkimi Evropian.