Insajderi
Lajme

Theret me thikë një person në Krushë të Madhe

Insajderi
18 August 2026 - 18:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Theret me thikë një person në Krushë të Madhe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka konfirmuar se një person është therur me thikë në Krushë të Madhe të Rahovecit, si pasojë e një përleshjeje fizike.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës tha se i dyshuari është arrestuar, dhe se, është sekuestruar mjeti i dyshuar.

‘’Sot, rreth orës 14:35, përmes linjës telefonike është pranuar informata nga një qytetar lidhur me një përleshje fizike ndërmjet dy personave, e cila ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe, Komuna e Rahovecit. Njesitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në thirrje,nga kjo perleshje viktima ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me një mjet të mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit ndërsa  i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar poashtu është sekuestruar mjeti i dyshuar i përdorur gjatë incidentit”.

Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është inicuar rast “Lendim i rëndë trupor” dhe është ndaluar për 48 orë’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark