×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Theret me thikë një person në Pejë, policia jep detajet

    Insajderi
    01 November 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është therur me thikë në Novosellë të Pejës pas përleshjes mes dy personave.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Novosellë të Pejës. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    “Rreth orës 12:10 policia është informuar për një përleshje fizike mes dy personave në Novosellë të Pejës. Si pasojë, një person është lënduar nga mjeti i mprehtë – thikë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, tha Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark