Insajderi
Lajme

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës

Insajderi
20 June 2026 - 09:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një person është therur me thikë nga disa të tjerë mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Policia tha se sipas dëshmitarëve ai është therur me thikë nga një i dyshuar që është i njohur për policinë.

I lënduari u dërgua në QKUK për trajtim dhe është duke u siguruar nga policia.

Policia e cilësoi rastin si “vrasje në tentativë”.

“Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 19.06.2026 – 22:30. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona. Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë. Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore është në sigurim të viktimës. Rasti në hetime”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark