Një person në Hajvali të Prishtinës ka ndërruar jetë mbrëmë pas sulmit me thikë të bër nga nja mashkull tjetër.
Sic njofton Policia e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK dhe si pasojë e lëndime të marra i njëjti ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën me të cilën dyshohet se është kryer vepra, njofton policia.
Policia nuk ka dhënë detaje rreth arsyes që ka nxitur sulmin fizik ndaj viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com