Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Ferizaj, ku dy vajza të mitura, 10 dhe 15 vjeçe, u therën me thikë nga një 59-vjeçar, shkruan Insajderi.
Familjari i vajzave ka shpalosur detaje të rastit të rëndë, duke theksuar se 10 vjeçarja ka qenë në gjendje të rëndë.
“Mysafirët kanë qenë prej Podujeve, ka qenë nëna pesë fëmijë, por dy vajza 10 dhe 15 vjeçare, kanë dalë për në shitore, si çdo fëmijë që shkon për ndonjë ëmbëlsirë ose ndonjë gjë të ngjashme dhe në kthim pikërisht në këtë vend janë therë me thikë në shpinë. Dmth ngjarja ka qenë shumë e rëndë, lëndimet janë të rënda për të dyjat sidomos kjo 10 vjeçarja ka qenë në pikëpyetje mbijetesa,” tha ai për T7.
Pas intervenimit mjekësor në QKUK, ai ka njoftuar se 10-vjeçarja ka shpëtuar nga rreziku për jetë, por gjendja e saj mbetet ende e rëndë.
“Pas operacionit na thanë që iku rreziku për jetën por gjendja është ende e rëndë,” shtoi ai.
Ai falënderoi qytetarët dhe autoritetet për reagimin e shpejtë.
“Gjakderdhja ka qenë shumë e madhe, edhe në prehrin e vëllait u derdhke gjaku, por intervenimi ka qenë shumë i shpejtë. Policia ka ardhë shumë shpejtë,” përfundoi ai.