Insajderi
Lajme

Momenti kur 59-vjeçari u shkon nga pas vajzave që i theri në Ferizaj/Pamje

Insajderi
12 November 2024 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Momenti kur 59-vjeçari u shkon nga pas vajzave që i theri në Ferizaj/Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë publikuar pamjet e të dyshuarit për sulmin me thikë ndaj katër kalimtarëve në qytetin e Ferizajt, ngjarje që ndodhi dje.

Në pamjet e publikuara, ai shihet duke iu afruar nga pas dy vajzave, të cilat i sulmoi me thikë.

Njëra prej vajzave, vetëm 10 vjeçare, pësoi lëndime të rënda dhe fillimisht ndodhej në gjendje të rëndë, por më pas u raportua se ndodhej në gjendje stabile.

Tre nga të lënduarit janë pjesëtarë të komunitetit joshumicë, ndërsa një prej tyre është shtetas i Shqipërisë.

Pas sulmit, i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës, por ende nuk dihet motivi që e çoi në këtë akt të dhunshëm.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark