Therje me thikë në Gjilan, dërgohet në QKUK një 24 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Therje me thikë në Gjilan, dërgohet në QKUK një 24 vjeçar

    Insajderi
    13 November 2024 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, një person është therur me thikë.

    Personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Hashani ka thënë se një 24 vjeçar është therur me thikë dhe se po trajtohet në QKUK, ndërkaq Policia po bën të pamundurën për kapjen e autorit.

    “Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2024 rreth orës 20:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Isa Boletini’’ prapa stacionit të autobusëve në qytetin e Gjilanit ka ndodh një rast therje me thikë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para mësohet se viktime është i moshës 24 vjeçare i cili me urgjencë është dërguar në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë’’, ka thënë Hashani.

    Po ashtu Hashani ka thënë se I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark