Insajderi
Lajme

Therje me thikë në Klinë, dy persona përfundojnë në spital

Insajderi
13 January 2026 - 12:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Therje me thikë në Klinë, dy persona përfundojnë në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë marr lëndime nga një mjet i prehtë, pas një përleshje në Klinë sot rreth orës 10:40 në rrugën “Leonard Palucaj”, njofton zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se 3 persona janë përfshirë në këtë përleshje, ku njëri prej tyre është në arrati, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 10:40, Stacioni Policor i Klinës është njoftuar se në sheshin “Nëna Terezë”, në një kafiteri pas një mosmarrëveshje tre persona kanë dalë jashtë dhe ka fillu përleshja. Dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga mjeti i prehtë. Gjersa një person tjetër është arratisur në drejtim të panjohur”, ka thënë Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark