Insajderi
Lajme

Therje me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona, arrestohen gjashtë të tjerë

Insajderi
04 February 2026 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Therje me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona, arrestohen gjashtë të tjerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan të mërkurën rreth orës 17:40. Në këtë incident kanë qenë të përfshirë disa persona, një prej tyre dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  17 :40, kemi marrë informatën për një  përleshje fizike në sheshin Adem Jashari në Lipjan.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast kanë qenë të përfshirë disa persona, dy prej të cilëve janë lënduar (njëri nga ta dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë)”.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona prej tyre tre të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark