Therret me thikë një person në Viti, i dyshuari arratiset - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Therret me thikë një person në Viti, i dyshuari arratiset

    Insajderi
    15 April 2025 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Viti.

    Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur në rrugën “Brigada 173”, më 14 prill, rreth orës 12:48.

    I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.

    Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

    VRASJE NË TENTATIVË

    Rr. Brigada 173, Viti  14.04.2025 – 12:48. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark