×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Thesi i (sh)qepur i Muratit “nuk përkon me realitetin”

    Insajderi
    29 March 2023 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me fraza popullore si “qepëm thesin e shqyer” Ministri i Financave, Hekuran Murati, të martën mbrëma doli me një grafikon ku paraqiti atë që, sipas tij, është zvogëlimi “në rekord historik” të deficitit buxhetor, shkruan Insajderi.

    Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik. Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur. Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, shkroi Murati.

    Kjo, megjithatë, nuk kaloi pa reagime. Ish-Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një prononcim për Insajderin këtë “sukses” që provon ta paraqes Murati, e vlerëson si interpretim nga “një univers paralel”.

    Sa për “qepjen e thesit”, ajo kthen vëmendjen ta ajo se çfarë nuk ka bërë qeverie aktuale. “Qenka ‘qepur thesi’’, me investimet kapitale me të ulëta në dekadën e fundit, me inflacion dyshifror, me ulje të pagave për dhjetëra mijëra shërbyes civil”, na thotë Bajrami.

    Ky po që është sukses, por vetëm në interpretimet e atyre që po jetojnë në një univers paralel”, përfundoi Bajrami për Insajderin. Ndërsa në rrejtin e saj në Facebook ajo tha se po nga ky “thes i qepur” janë ndarë 98 milionë euro për energjinë elektrike në veri.

    Ndërkaq për profesorin universitar dhe ekonomistin Ujkan Bajra ajo çfarë provoi të paraqesë Murati “nuk përkon me realitetin”. Vetëm shini se cilit projekte kapitale kanë filluar e përfunduar, na thotë ai.

    Thjesht reflekton politika restriktive qe nuk perkojnë me realitetin. Këtu ma tepër është paaftësi për të menaxhuar siç duhet shpenzimin e parasë publike se sa me ‘shitë’ për rezultate. Shikoni cilat projekte kapitale kanë filluar dhe përfunduar”, thotë Bajra për Insajderin.

    Suficiti në fund të vitit ka qenë mbi 500 milion, tash a me u mburr me ketë a jo?”, shtron pyetjen ai.

    Muratit i reagoi edhe ish-Ministri i Financave, Avdullah Hoti, me ç’rast ky i fundit e vlerësoi për naiv. “Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet”, shkroi Hoti në Facebook.

    Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor. Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, shkroi Avdullah Hoti./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark