Insajderi
Lajme

Thirrja në Kuvend për pushkatimin e Haradinajt: Reagojnë nga Aleanca

Insajderi
12 August 2026 - 18:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thirrja në Kuvend për pushkatimin e Haradinajt: Reagojnë nga Aleanca
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas thirrjes së mërgimtarit për pushkatimin e Ramush Haradinajt.

Kjo thirrje e bërë brenda Kuvendit të Kosovës, nga Xhemaili u cilësuar si një akt i pastër kriminal që nuk përfaqëson lirinë e shprehjes, por fashizëm të hapur që kërkon reagim të menjëhershëm.

Ai ka theksuar se ajo që u kërkua sot në mes të Prishtinës është e njëjtë me atë që Serbia e kërkon zyrtarisht prej tri dekadash.

“Beogradi tentoi ta dënojë dhe ta thyejë Haradinajn në Tribunalin e Hagës me dosje të trilluara. Por, ai doli dy herë i pafajshëm, duke mbrojtur përfundimisht pastërtinë e luftës së UÇK-së. Sot, kjo mendësi antikombëtare guxon ta krahasojë një komandant çlirimtar me terroristin Milan Radojçiq”, ka deklaruar Xhemaili.

Ai ka kritikuar ashpër edhe heshtjen e deputetëve dhe zyrtarëve të pranishëm nga partia që ka fituar zgjedhjet, duke thënë se ata lejuan këtë “linçim monstruoz” pa bërë asnjë reagim.

“Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për të mbjellë urrejtje dhe agjenda të Beogradit. Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht!”, ka përfunduar Xhemaili.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark