×
  • Lajme
  • Lajme

    Thirrje për protestë në Beograd kundër festivalit “Mirëdita”

    Insajderi
    22 October 2020 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjetet sociale në Serbi janë paraqitur thirrjet për protestë kundër festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, ndërsa hyrja në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, ku do të mbahet festivali, është mbushur me afishe me porosinë “Mirëdita, natën e mirë”.

    Siç pretendohet në Facebook, protestuesit do të mblidhen para Tempullit të Shën Savës, prej nga do të shkojnë në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, dhe, siç është pretenduar në publikim, disa organizata djathtiste kanë paralajmëruar pjesëmarrje në këtë protestë.

    Drejtori i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe njëri nga organizatorët e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, Ivan Gjuriq ka theksuar, me rastin e mbajtjes së festivalit dhe paralajmërimit të djathtistëve për organizimin e protestës, se nacionalizmi po gufon në Serbi dhe Kosovë, derisa qëllimi i festivalit është që të rinjtë të takohen, të shoqërohen dhe të dërgojnë në botë mesazhe për paqe.

    “Me vite po përhapen gënjeshtra për festival, e në të vërtetë mesazhi është të përhapet paqja dhe pajtimi në mes shoqërive serbe dhe kosovare, e jo dhunë, urrejtje dhe ndarje”, ka thënë Gjuriq.

    Sipas tij, këtë vit në festival, përveç teatrit, filmit dhe librit, do të bëhet fjalë edhe për atë se si të ruhet manastiri i Deçanit, sepse atë nuk po e ruan as Serbia e as Kosova, por NATO./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark