×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Thumbon Mirena: Po e shani Olta Gixharin, ama Mefi nuk ka ditë me dallu Rifatin prej Adem Jasharit

    Insajderi
    07 March 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Pjesë e kësaj seance ishin edhe familja Jashari.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci kishte publikuar një foto me kryefamiljarin Rifat Jashari.

    Por, mbishkrimi i fotografisë kishte një huqje nga Mefi, pasi i njëjti kishte shkruar “Me bacën Adem” në vend të emrit që ka kryefamiljari.

    Kjo është komentuar nga analisti, Ilir Mirena i cili ka ngritur një analogji (krahasim) mes deklaratës së pjesëmarrëses së BBVA, Olta Gixhari se “çka është Prekazi” dhe mbishkrimit të Bajqinovcit.

    Sipas Mirenës, në publik po shahet Gixhari, teksa deputeti i VV-së nuk ka ditur ta dallojë z.Rifat me Adem Jasharin.

    “More deputeti i VV’se, Mefail Bajqinovci, s’ka dite me e dallu Adem Jasharin prej Rifatit, e ju po e shani Olta Gixharrin qe s’po e din Prekazin…”, ka shkruar Mirena. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark