Insajderi
Show

Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës

Insajderi
25 October 2026 - 16:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur me emrin artistik si Rinesancë ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, disa ditë pas vdekjes së saj.

Përmes një dedikimi emocional, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Rinesës, duke kujtuar dashurinë që i bashkoi dhe ndikimin që ajo pati në jetën e saj.

“Zemra ime është plotësisht e thyer. Sa më shumë që përballem me realitetin, aq më pak e besueshme më duket gjithçka”, ka shkruar ajo në Instagram

Duke iu drejtuar Rinesës me fjalë të ndjera, partnerja e saj ka theksuar se ajo luftoi deri në fund dhe se të qenit pranë saj ishte një nga nderet më të mëdha të jetës së saj.

“Të të dua më ka ndryshuar përgjithmonë dhe më ka bërë një person më të mirë. Sa me fat kam qenë që jam dashur nga ti”, thuhet në dedikimin e saj.

“Rina ime e bukur, të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të të dua deri ditën kur të vdes. U prehtë shpirti yt në paqe, zemra ime. Do të shihemi përsëri”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark