×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Thyerje gjymtyrësh, alkool i tepruar”- Tetë qytetarë u lënduan dje në Brezovicë

    Insajderi
    29 January 2024 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore të dielën në qendrën e skijimit në Brezovicë.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur në një njoftim të vonë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas tyre, në gjashtë nga tetë rastet e intervenimit, ata hasën në thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe konsumim i tepruar i alkoolit.

    “Sot në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet tona ju kanë dalur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevoj pas lëndimeve të pësuara gjatë skijimit si thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar. Gjithësej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, thuhet në njoftimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark