Insajderi
Lajme

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë

Insajderi
25 December 2025 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtatë vetura janë thyer në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë e ku janë vjedhur edhe gjësende të ndryshme.

Policia ka njoftuar, se është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se në parkingun e një objekti janë thyer 7 vetura, prej të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshme (kryesisht vegla pune). Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark