Insajderi
Botë

Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Cyrih

Insajderi
15 December 2025 - 18:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Cyrih
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një punëtor 29-vjeçar vdiq në një aksident në vendin e punës në Egg, në kantonin e Cyrihut, të hënën. Ai u godit nga një krah vinçi që binte, trasnmeton albinfo.ch. Shkaku i vërtetë i aksidentit fillimisht nuk dihej.

Rreth orës 10:30 të mëngjesit, punëtorët po përdornin krahun e një vinçi të montuar në kamion për të ngritur zhavorr në një çati, ka raportuar policia kantonale e Cyrihut të hënën pasdite. Për arsye që janë ende të paqarta, krahu i vinçit u thye, shkruan sda.

Përkundër përpjekjeve për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit publik, kamioni dhe krahu i vinçit u sekuestruan për hetime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark