‘Ti ëndërroje të bëje foto me mua’ - Sara rikthehet në ‘Përputhen’ dhe përplaset me Jasminën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Ti ëndërroje të bëje foto me mua’ – Sara rikthehet në ‘Përputhen’ dhe përplaset me Jasminën

    Insajderi
    03 March 2021 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten e javës së shkuar, Jasmina dhe Sara, patën një debat të fortë me njëra-tjetrën, sepse kjo e fundit u shfaq shumë e afërt në takimin e parë me Andin.

    Jasmina më herët kishte shkëmbyer puthje romantike me Andin e kishte marrë dhurata prej tij dhe nuk priste që ai të shfaqej kaq i afërt në takimin me Sarën, që ajo e konsideronte si shoqen e saj.

    Më pas dy vajzat do të përballeshin me njëra-tjetrën në “Përputhen Prime”, por Sara ishte larguar menjëherë sapo e kishte marrë vesh. Ajo mungoi edhe dy ditët e parë të kësaj jave dhe sot u rikthye në program dhe pati një përballje të ashpër me Jasminën, që foli nga shtëpia e saj, sepse dyshon se mund të jetë infektuar me Covid-19.

    Image

    Duke ju referuar deklaratës së Jasminës se ato të dyja njihen më herët me njëra-tjetrën, Sara tha se Jasmina ka qenë fanse e saj gjatë kohës që ajo merrej me muzikë.

    “Ajo ka thënë që më njeh më para, ti ëndërroje të bëjë foto me mua kur bëja muzikë, por ti me mua s’ke ndenjur kurrë, do të doje. E kam respektuar se e kam parë që ka pëlqim ndaj Andit, por ama jo të bëjë skena”, tha Sara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark